Mbahet debat publik me banor të fshatit Zatriq për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

Në fshatin Zatriq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024. Gjatë debatit me banor të fshatit Zatriq, kryetari Latifi ka thënë se paraqitëm angazhimin tonë për: kubëzimin e rrugëve, mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat, parkun, rrugët fushore, kanalizimin, përkrahjen e fermerëve dhe investimet e parapara për ujësjellësin, shkollën fillore, trotuaret e ndriçimin publik, bujqësinë dhe ruajtjen e kultivimin e vlerave natyrore, të trashëgimisë kulturore, kombëtare, historike etj.  Shqetësimet e paraqitura, fatmirësisht janë pjesë e angazhimeve tona të përditshme, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …