leoni

Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, apo qeverisë komunale në Malishevë, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar. Në këtë mbledhje, u vlerësua se aktivitetet e organizuara për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, janë realizuar me sukses dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nënkryetari Berisha, e ka vlerësuar punën e bërë dhe aktivitetet e zhvilluara, në kuadër të shënimeve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe i ka përgëzuar të gjithë zyrtarët dhe përgjegjësit, që kanë qenë të angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Përndryshe, në mbledhjen sotme të rregullt, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet e tyre për javën në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Shpallet Gjendje Emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në territorin e Komunës së Ferizajt

SQARIM PUBLIK në lidhje me gjendjen e krijuar ditëve të fundit me grumbullimin dhe bartjen …