Mbahet mbledhja e KPF-së në komunën e Rahovecit, e njëmbëdhjeta për këtë vit

Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit z. Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit  për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim paraprak të pronës së paluajtshme komunale, personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1-15 vjet;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01728-1 ZK-Rahovec;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-02240-1 ZK-Rahovec;

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01422-1 ZK-Rahovec;

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510033-00550-2 ZK-Xërxë;

Në mbledhjen e sotme ishin tre pika shtesë, të njëjtat u votuan unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

  • Shqyrtim i propozim vendimit për caktimin e normave tatimore për vitin 2024;

  • Shqyrtim i propozim vendimit për shpallje me interes të përgjithshem P-00386-1 ZK Pastaselë;

  • Shqyrtim i raportit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …