Mbahet mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Në Sallën e Konferencave në Komunën e Deçanit, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtarët e Komitetit, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Leonora Ukëhajdaraj, znj.Ajne Ibërhysaj, e zyrtarë të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore

  3. Shqyrtimi i Statutit të Muzeut në Deçan

  4. Raporti vlerësues i programit trevjeçar për banim social në Komunë 2018-2020 dhe marrja e vendimit për hartimin e Programit Komunal për Banim Social 2022-2025

  5. Raporti vlerësues për ish PLVM 2012-2017 dhe marrja e vendimit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2022-2026

  6. Shqyrtimi i kërkesave

  7. Të ndryshme

Pas diskutimeve për pikat e rendit të ditës, këto çështje do të kalojnë për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e Kuvendit Komunal. Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …