Mbahet mbledhja e Tretë e Rregullt e KKSB-së për këtë vit

Në Rahovec u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së, nënkryetari i komunës, Betim Zllanoga, përfaqësuesit e KFOR-it dhe të OSBE-së, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Latifi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se, bazuar në të dhënat dhe raportet zyrtare, situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Rahovecit është stabile dhe e qetë, pa ndryshime të theksuara krahasuar me periudhën nga mbledhja e fundit e KKSB-së.

Në këtë mbledhje u diskutua:

Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit:

Siguria në trafik;

Masat për parandalimin e lëmoshëkërkimit;

Informatë dhe analizë nga Policia e Kosovës për çështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme;

nformatë për fillimin e procesit mësimor 2026–2027 dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla;

Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta;

Trajtimi dhe mbrojtja e pyjeve nga dëmtuesit ilegalë;

Mbrojtja e ambientit në komunën e Rahovecit;

Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore;

Në fund të rendit të ditës, kryetari ngriti çështjen e përdorimit të trotinetëve elektrikë nga të miturit, veçanërisht nga 15-vjeçarët dhe rrezikun që ata paraqesin për sigurinë në komunikacion.

Nga Stacioni Policor në Rahovec, z. Bekim Vuçiterna, prezantoi raportin me statistika të detajuara për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës, të dhëna këto, të cilat mund t’i lexoni në procesverbalin zyrtar të mbledhjes.

Në përfundim, kryetari falënderoi të gjithë për angazhimin dhe bashkëpunimin, me mirënjohje të veçantë për policinë dhe për pjesëtarët e FSK-së, për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Siguria është përgjegjësi e përbashkët!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi viziton në Çifllak, kompaninë PeriVita

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka vizituar të hënën në …