Mbahet takimi i parë i Asamblesë së kryetarëve dhe gjyqtarëve mbikëqyrës të gjykatave

Mbahet takimi i parë i Asamblesë së kryetarëve dhe gjyqtarëve mbikëqyrës të gjykatave

Është mbajtur sot takimi i parë i Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës nën udhëheqjen e kryesuesit Bashkim Hyseni – kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj. Gjatë këtij takimi, janë diskutuar një mori sfida të cilat e përcjellin sistemin gjyqësor në Kosovë, duke filluar nga pika e parë e rendit të ditës ku është diskutuar për përfshirjen aktive të gjyqësorit në procesin e draftimit të ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Andaj, lidhur me  këtë çështje, Asamblea i rekomandon Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), të nënshkruajë një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Drejtësisë (MD), me qëllim që në hartimin fillestarë të draft ligjeve të marrin pjesë ekspertët e fushave përkatëse të sistemit gjyqësor.

Edhe Rregulloret dhe Udhëzimet Administrative të KGJK-së të  nevojshme për vitin 2018, zënë vend të rëndësishëm në këtë takim ku u diskutua nga të gjithë të pranishmit, të cilët një zëri u pajtuan që, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të hartoi një Plan – Strategji për miratimin e Rregulloreve brenda vitit, duke filluar këtu nga Rregullorja për përcaktimin e normave për gjyqtarë dhe gjyqtarë mbikëqyrës, hartimi i Rregullores të seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme, hartimi i Rregullores për arkivimin dhe asgjësimin e lëndëve të vjetra dhe të tjera.

Në fund, anëtarët e  Asamblesë diskutuan për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe rekomanduan që KGjK, të ketë me prioritet në njërën nga mbledhjet e radhës çështjen e ri- funksionalizimit/ristrukturimit të Dhomës  së Posaçme të kësaj Gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …