Brickos

Mbahet takimi përmbyllës i ekipit për Transparencën Komunale

U mbajt takimi përmbyllës i ekipit për Transparencën Komunale i cili u drejtua nga Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, përgjegjësi i angazhuar nga vendimmarrja, drejtori  i Administratës, Fatmir Ademaj dhe koordinatori, Arsim Morina. Jemi brenda afatit ligjor  që të përmbyllim futjen e të dhënave në sistem, prandaj edhe  në këtë takim pune, u  kërkua që pjesa kohore e mbetur, kërkon angazhim dhe përkushtim të zyrtarëve që punët e kryera brenda vitit 2022 të pasqyrohen në plotni. Në fund u kërkua që nga tash kjo përgjegjësi e punës së ekipit për transparencë të rritet edhe më, që për vitin 2023 të shënohet cilësi në punë dhe rezultate të plota e të cilat. vlerësojmë se ndikojnë drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve si dhe në zhvillimin socio- ekonomik, ku përfitojnë  të gjithë si Malishevë, ka thënë nënkryetari Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …