35 profesorë universitar, të artit dhe kulturës nga rajoni dhe më gjerë, vizituan qytetin e Deçanit

Në kuadër të ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane, do të mbahet edicioni i parë i festivalit “AKTORI DHE POETI”, i organizuar nga profesoresha znj. Drita Begolli, ku janë të ftuar shumë poetë nga Gjermania, Zvicra, Franca, Turqia, Italia, Shqipëria dhe Kosova, festival i cili synon të krijojë ura bashkëpunimi mes artit, letërsisë dhe poezisë në veçanti. Kjo vizitë në të gjitha Monumentet e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike të Kosovës, do i njoftoj për së afërmi me traditën, kulturën dhe historinë e popullit tonë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me mysafirët ishin në vizitë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, në vendin e nderimit e përkujtimit, ku shpjeguan historinë e lavdisë së heronjve të vendit tonë dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari Ramosaj i ka falënderuar profesorët për vizitën!

May be an image of 15 people and brick wall

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …