Ahmet Qeriqi: Njoftim për sëmundjen

Ahmet Qeriqi: Njoftim për sëmundjen

Të nderuar të afërm, miq e dashamirë!

 

Ka më shumë se një vit, që neurologët më kanë diagnostifikuar me sëmundjen,  ALS, e cila gradualisht ma ka pamundësuar komunikimin gojor.  Po ashtu, kam edhe probleme të tjera shëndetësore, të cilat në radhë të parë janë të moshës afër 77-vjeçare, si dhe  nga  pasojat e jetës së vështirë, në vitet e para luftës.

Sëmundja, tani për tani,  nuk më ka prekur kujtesën, pamjen  as dëgjimin, andaj ende i  kryej punët e detyrat e mia të përditshme,  në Radion-Kosova e Lirë.

Pamundësia e komunikimit gojor, ka bërë që të izolohem, në një rreth të ngushtë të lëvizjeve,  për shkaqe të vetëkuptueshme.

Nuk mund të flas as përmes  telefonit.

Ky njoftim ka për qëllim informimin, të cilin e konsideroj të nevojshëm, lidhur me gjendjen time shëndetësore, pasi janë përhapur fjalë e komentime të ndryshme, që nuk ndalen, por edhe deformohen, në kushte dhe rrethana të tilla.

Nuk e kam ndërprerë as për një çast komunikimin  përmes adresave: [email protected] dhe [email protected]

Në këto adresa vazhdoj të jem aktiv.

Ju dëshiroj, shëndet e suksese!

 

Ahmet Qeriqi

  1. 9. 2023

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …