leoni

Smajl Latifi: Ndaj dëshmorëve kemi detyrim të përhershëm

Sot, është 23-vjetori i përjetësimit të tre dëshmorëve të UÇPMB- së: Shkelzen Krasniqi, Betim Berisha dhe Eqrem Hoxha, në fshatin Dobrosin të Kosovës Lindore.
Shkelzeni, Betimi dhe Eqeremi, me flijimin e tyre, dëshmuan, se lufta për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare vazhdon deri në jetësimin e idealit dhe betimit të çdo ushtari të lirisë.
Jeta na ka mësuar, se kemi fituar vetëm nga përballimet e vështira e ngw dhimbjet e mëdha e flijimet e shumta të njerëzve tanë. Asnjëherë nuk i kanë munguar popullit tonë luftëtarë të guximshëm që shtegtojnë maleve e luginave, gurëve e shkëmbinjve, djem e vajza që çajnë shtigje të vështira e të rrezikshme dhe me grykën e pushkës, luftojnë deri sa të shporret pushtuesi nga trualli ynë.
Nderime dhe lavdi përjetësisht, Shkelzen, Eqerem dhe Betim!🇦🇱🇦🇱🇦🇱
ps. disa prej fotografive janë marrë nga arkivi i homazheve të 19 shtatorit të v. 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …