Mbështeten përmes subvencioneve grupet sportive e ato kulturore të komunës së Vitisë

Është zhvilluar dje ceremonia e nënshkrimit të kontratave me grupet sportive dhe ato kulturore e artistike, të cilat janë subvencionuar në kuadër të buxhetit që parasheh mbështetjen për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive në komunën e Vitisë. Nga këto subvencione kanë përfituar 22 grupe nga të dyja sektorët, ndërkohë që shuma e përgjithshme e mjeteve për këtë vit ka qenë rreth 50.000 euro. Zv. Kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport Valmir Sahiti, kanë përgëzuar grupet dhe kanë inkurajuar ato për punë e përgjegjësi edhe më të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve, posaçërisht në manifestimet e ndryshme. Nga ana tjetër përfaqësuesit e grupeve sportive dhe komunitetit artistik, kanë mirëpritur vendimin për rritjen e buxhetit për subvencione nga 50 mijë në 100 mijë euro nga viti 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …