Mbështetja e MBPZHR-së ka zhvilluar dhe siguruar qëndrueshmëri në sektorin e qumështit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit ku i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe për Programin për Pagesa Direkte.

Ministri Krasniqi i informoi krerët e Shoqatës edhe për kriteret lehtësuese që kanë aplikuar sivjet në këto dy programe, ku këto lehtësira përfshijnë edhe sektorin e prodhimit të qumështit, e që këto kritere sipas tij do të garantojnë rezultat.

Ministri Krasniqi, theksoi se grantet investive dhe subvencionet e dhëna për sektorin e qumështit kanë ndikuar që ky sektor të zhvillohet dhe avancohet e bashkë me këtë kjo mbështetje ka rezultuar në qëndrueshmërinë e këtij sektori.

Drejtuesit e Shoqatës kanë mirëpritur lehtësirat që janë bërë në këto dy programe dhe e falënderuan ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZHR-ja ka dhënë për ta. Ata theksuan se ky sektor ka potencial dhe po zhvillohet çdo vit, falë edhe përkrahjes së shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …