Mbi 200 nxënës të SHFMU ,,Kuvendi i Verrave të Llukës” tashmë e kanë me të lehtë kalimin mbi kanalin e fshatit Lluke e Epërm

Mbi 200 nxënës të SHFMU ,,Kuvendi i Verrave të Llukës” tashmë e kanë me të lehtë kalimin e urës mbi kanalin e fshatit Lluke e Epërm që të shpie në shkollën e këtij fshati. Për Drejtoreshën e kësaj shkolle Besarta Tahirukaj, ky investim i Maxhun Tahirukaj, nga po ky fshat ka qen i mirëseardhur me vet faktin se nxënësit tashmë kanë një urëkalim të veçantë duke evituar rrezikun nga automjetet që frekuentojnë këtë rrugë e cila lidhë direkt me fshatin Isniq. Mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit janë falënderuarës ndaj Maxhun Tahirukaj, për këtë investim me mjete nga buxheti i tij familjarë. Edhe drejtori i DKA-së në Deçan Bekim Vishaj, me bashkëpunëtor i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni tha se, një investim të tillë e vlerëson shumë, duke shtuar se kjo urë shtonë sigurinë e nxënësve dhe në emër të Institucionit Komunal falënderoi donatorin për këtë gjest human. Vlen të theksohet se pos vendosjes së urës janë vendos edhe shenjat e komunikacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …