Më 24 qershor 2023 maturantët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Mbi 26 mijë maturantë kosovarë në 184 qendra testuese nesër do t’i nënshtrohen Testit të Maturës

Nesër mbi 26 mijë maturantë kosovarë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, e përgatitjet që ky testim të zhvillohet tashmë i kanë bërë edhe Komunat e Kosovës dhe Ministria e Arsimit. Testi do të zhvillohet në 184 qendra testuese në të gjithë vendin, e në secilën klasë për shkak të mbrojtjes nga virusi COVID-19 nuk do të lejohen më shumë se 12 nxënës e që të gjithë duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse. Për të njëjtën arsye, këtë vit testimi do të jetë vetëm në një ditë, ku nxënësit do të kenë 100 pyetje nga katër lëndë me pragun e kalueshmërisë prej 40 pikëve. Për administrimin e Testit të Maturës, Ministria e Arsimit ka angazhuar mbi 2 mijë e 500 administrues, derisa do të largohen nga testimi ata nxënës që do të zihen me telefona në qendrat e testimit. Komunat kanë bërë përgatitjen që objektet shkollore të jenë të dezinfektuara dhe të jenë të pajisura me dezinfektues për nxënësit e personelin tjetër që do të jenë në qendrat e testimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …