Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet  në Komunën e Rahovecit, ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e prekur.

Komuna e Rahovecit kishte bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për rimbursim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar.

Ndërkohë, të martën, kjo thirrje është përsëritur, duke njoftuar se afati për aplikim është zgjatur deri më 14 janar.

Ftohen qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët janë prekur nga vërshimet, që të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve edhe nesër, më 14 janar 2026, deri në orën 16:00, në administratën komunale të Rahovecit, në sportelët nr. 6, 7 dhe 8.

Po ashtu, Komuna ka sqaruar se sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit për regjistrimin e dëmeve të shkaktuara në ura, rrëshqitje dheu, rrugë të dëmtuara, parqe, shtylla të ndriçimit publik, si dhe dëme të tjera të ngjashme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …