Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë ka përfundoi ende pa filluar mirë, pas tensioneve e konflikteve verbale pati qysh në fillim të diskutimit, pasi ministri Xhelal Sveçla kishte shkuar të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pavarësisht se ai nuk ishte ftuar nga Komisioni. Pikërisht për ketë kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha, i ka kërkuar ministrit që të largohet nga Komisioni, derisa e ka bërë “faqen e zezë”. Mos më shit mend”, i ka thënë Berisha, ministrit Svekla. Drejtorin edhe juve ju kam thirr ndaras, Jeni mësuar ju me lojëra, ku e ke ti problemin ministër, ka pyetur, Bekë Berisha. Ministri, i tregoi kryetarit Berishës, se ka ardhur me qëllim që të raportojë së bashku me drejtorin e Policisë Samedin Mehmeti. Bekë Berisha ka sqaruar se kjo mbledhje është thirrur lidhur me situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin që nuk ka si të përgjigjet dhe ato janë: Pse u barazua Njësia Speciale me strukturat e Serbisë? A e di që zëvendësimi i Policisë me KFOR-in është kthim i Rezolutës 1244? Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt ‘Zajednicës’. Kam pas plot pyetje edhe për drejtorin e Policisë”, ka saktësuar, Bekë Berisha.
