Ben Emmerson

Avokati, Ben Emmerson, ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës që dosja paraprake të dorëzohet deri më 31 tetor

Avokati i Kadri Veselit në Gjykatën e  në Hagës, Ben Emmerson, kërkoi nga gjyqtari i procedurës paraprake që t’i jap urdhër Prokurorisë së Gjykatës Speciale, me qëllim  që dosja paraprake të dorëzohet jo më larg se më 31 tetor. Insistimi i avokatit të Kadri Veselit, në seancën e kaluar në Speciale kishte ndikuar që gjyqtari paraprak, ta njoftonte prokurorin special se do të jap urdhër të prerë për caktimin e një date, kur edhe do të dorëzohej dosja paraprake. Emmerson ia kishte përmendur gjykatësit faktin se Zyra ishte treguar e pasaktë në parashikimet e saja për datën e nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, duke vonuar kështu tej mase çështjen, ndërsa që liderët e UÇK-së po vazhdojnë të jenë në paraburgim. Duke pasur parasysh se data e konferencës së radhës është së shpejti, më 29 tetor, mbrojtja me respekt kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të lëshojë sa më shpejt një urdhër ndaj Zyrës së Prokurorit që të dorëzojë dosjen paraprake deri më 31 tetor”, është thënë në kërkesën e  avokatit, Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …