Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë përfundoi ende pa filluar mirë, me tensione e konflikte verbale

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë përfundoi ende pa filluar mirë, me tensione e konflikte verbale

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë ka përfundoi ende pa filluar mirë, pas  tensioneve e konflikteve  verbale pati qysh në fillim të diskutimit, pasi ministri Xhelal Sveçla kishte shkuar  të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pavarësisht se ai nuk ishte ftuar nga Komisioni. Pikërisht për  ketë kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha, i ka kërkuar ministrit që të largohet nga Komisioni, derisa  e ka bërë “faqen e zezë”. Mos më shit mend”, i ka thënë Berisha, ministrit Svekla. Drejtorin edhe juve ju kam thirr ndaras, Jeni mësuar ju me lojëra, ku e ke ti problemin ministër, ka pyetur, Bekë Berisha. Ministri, i tregoi  kryetarit Berishës, se ka ardhur me qëllim që të raportojë së bashku me drejtorin e Policisë  Samedin Mehmeti. Bekë Berisha ka sqaruar se kjo mbledhje është thirrur lidhur me situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin që nuk ka si të  përgjigjet dhe ato janë: Pse u barazua Njësia Speciale me strukturat e Serbisë? A e di që zëvendësimi i Policisë me KFOR-in është kthim i Rezolutës 1244? Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt ‘Zajednicës’. Kam pas plot pyetje edhe për drejtorin e Policisë”, ka saktësuar, Bekë  Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …