Mblidhet Komiteti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, vlerësohet transparenca e DKA-së dhe diskutohen sfidat e arsimit lokal

Ditë më parë, në ambientet e Drejtorisë së Arsimit, u mbajt takimi i Komitetit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit me ç’rast u diskutuan një varg çështjesh dhe iniciativash që do të ndërmerren nga kjo trupë. Kryesuesja e këtij Komiteti, Flora Sejdiu Abdullahu paraqiti pikat e rendit të ditës që ishin zhvillimi i procesit edukativo-arsimor në Ferizaj dhe siguria në shkollë. Nga të pranishmit pati diskutime të shumta lidhur me këto dy pika duke e vlerësuar të domosdoshme rritjen e masave për sigurinë në shkollë dhe vlerësuar transparencën e Drejtorisë së Arsimit sa i përket konkurseve dhe gjithë mbarëvajtjes së arsimit në nivelin lokal. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani i cili mori pjesë në këtë takim të Komitetit njoftoi për rrjedhën e punës në këtë drejtori, shfaqi pikëpamjen e përgjithshme të progresit në arsimin lokal duke u specifikuar në investimet kapitale për infrastrukturën shkollore, gjendjen e objekteve dhe hapësirave shkollore, trajnimet e stafit arsimor si dhe menaxhimin administrativ-financiar të institucioneve shkollore në planin lokal. Drejtori Llabjani ofroi gjithë gatishmërinë e tij dhe qeverisjes lokale që me bashkëpunimin me këtë trupë të rritet cilësia në mësime dhe të arrihen objektivat e punës së Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj. Ai vuri theksin tek standardi i ri i vendosur nga kjo qeverisje në fushën e transparencës në arsim që ka rritur dukshëm efikasitetin në punë të punonjësve dhe ka ofruar mundësinë kuadrove profesioniste të jenë pjesë e skemës së mësimdhënësve ferizajas, praktikë kjo që nuk ishte zbatuar më parë. Kryesuesja e Komitetit, Flora Sejdiu Abdullahu falënderoi të gjithë anëtarët e kësaj trupe për kontributin në përmirësimin dhe avancimin e arsimit ferizajas, duke garantuar bashkëpunim të gjerë me Drejtorinë e Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …