Jakup Krasniqi

Mbrojtja e Jakup Krasniqit i drejtohet Gjykatës ta miratojë kërkesën për asistencë e bashkëpunim me një shtet të tretë

Mbrojtja e  Jakup Krasniqit, ka kërkuar që Gjykata Speciale  ta miratojë kërkesën për asistencë dhe bashkëpunim me një shtet të tretë që ka refuzuar bashkëpunimin. Lajmi është bërë i ditur përmes kërkesës së publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale. Sipas shkresës, në bazë të rregullit 208 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e një vendi të tretë, emri i të cilit është fshehur. Aty thuhet se kërkesa aktuale është dorëzuar pas refuzimit të vendit të caktuar  për t’i dhënë mbrojtjes informacione dhe dokumente materiale për përgatitjen e çështjes së saj, dhe se refuzimi i atij vendi për të bashkëpunuar pengon ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur për gjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …