Mbrojtja e krerëve të UÇK-së, kërkon paanshmëri në Gjykatën Speciale

Në një zhvillim të rëndësishëm në procesin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka dërguar një letër kritike, duke ngritur shqetësime për paanshmërinë e trupit gjykues. Ata shprehin pakënaqësi ndaj qasjes së gjyqtarëve, të cilët, sipas mbrojtjes, po mbajnë anën e Prokurorisë duke shtyrë përpara akuzat pa sfiduar provat me paanshmëri. Mbrojtja thekson se gjyqtarët kanë kaluar më shumë kohë në marrjen në pyetje të dëshmitarëve sesa ekipet e mbrojtjes, duke krijuar perceptimin e njëanshmërisë dhe të shkeljes së prezumimit të pafajësisë. Avokatët kanë kërkuar që gjyqtarët të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar një proces të drejtë dhe të mos ndikojnë në rrjedhën e hetimeve në favor të Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …