Mbrojtja e Rexhep Selimit ka vazhduar ta marrë në pyetje dëshmitarin e katërt, me kodin 4748, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka vazhduar  marrjen në pyetje të dëshmitarit të katërt, me kodin 4748, në gjykimin ndaj Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Sikur se ditëve të tjera seanca është duke u mbajtur në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtja e Selimit ka filluar me kundra-pyetjet gjatë seancës në sesionin e pasdites. Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues për rastin Thaçi dhe të tjerët ka shprehur shqetësimin e tij meqë pothuajse të gjitha provat e deritanishme lidhur me rastin janë dëgjuar në seanca private ose të mbyllura.  Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e Zyrës ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …