Mbyllet edicioni i 8-të i festivalit gjithëkombëtar ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Edicioni i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” ka nisur më një këngë dedikuar Heroit të Kombit, Gjenaral Luan Haradinaj, e cila u këndua nga këngëtari deçanas Jeton Kuçi, i cili ishte  pjesëmarrës i të gjitha aktiviteteve kulturore dhe manifestimeve, dhe bashkë organizator i të gjitha edicioneve të këtij Festivali i cili humbi jetën tragjikisht në natën e tret dhe në mbyllje të këtij festivali  kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vendosur që më mirënjohje të veçante të nderoi pas vdekjes bashkëveprimtarin tonë këngëtarin Deçanas Jeton Kuçi, i cili ishte pjesëmarrës i të gjitha aktiviteteve kulturore që nga mosha 15 vjeçare duke qenë njëkohësisht dhe bashke organizatorë i të gjitha edicioneve të festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ Mirënjohjen e pranoi vajza EMA ani pse vetëm 9-të vjeçare por sjelli emocion para të pranishmëve më fjalën e sajë. Të pranishmit  e këtij  festivali i përshëndeti kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se në jemi këtu që të festojmë bashkë, këndojmë bashkë, ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit ku sot bashkë nderuam Heroi Gjeneral Luan Haradinaj në 21 vjetorin e rënies dhe veprimtarin e çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta. Duke u përkulur për veprat e tyre, ne na mbetet që amanetin e tyre ta jetësojmë. Ramosaj foli edhe për folkloristët shqiptar Dervish Shaqën e Demush Nezirin nga Lluka e Deçanit ku festivali ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ u kushtohet këtyre rapsodëve dhe gjithë rapsodëve tjerë. Më një fjalë përshëndetëse dhe duke ju uruar suksese pjesëmarrësve të këtij festivali të pranishmëve ju drejtua edhe Kryetari i Unionin Shqiptar Azgan Haklaj. Dhe kështu niset nata e tret e festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ ku juria në këtë përbërje:

Kreshnik Aliqkaj –Kompozitor –Kryetar Jurie

Deli Metalia-Mjeshtër I madh –koreograf

Betim Qorraj -Magjistër I Folklorit dhe Etonologjisë

Ali Geci –Poet dhe Publicist

Faton Mehmetaj-Publicist

Në ketë renditje për  tre net radhë emrat e grupeve dhe rapsodëve që konkurruan në edicionin e 8-të të festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Nata e parë :04.05.2018

Ansambli Autokton Rugova më këngë dhe valle tradicionale .

Hani Elezit- më potpuri, këngësh dhe valle Dardane..

Qendra kulturore “Dardania “Tropojë me kërcim epiko lirik , valle burrash, këngë dhe valle festive djem dhe vajza ..

SH.K.A ,,Dëshmoret e Kombit “Obiliq me valle dhe këngë ..

Ansambli i Folklorit “Selman Kadria”Istog me valle dhe këngê …

Grupi Polifonik ,,Gjergj Arjaniti”Mallakaster më këngë.

SH.K.A,,Bajram Curri”Krushë e Madhe Rahovec me këngë dhe valle..

Nata e Dytë 05.05.2018

  1. Ansambli Tirana më lojën më lodra , valle dhe kënge

  2. SH.K.A ,,Maja e Karajfilit’’nga Plava-Gucia

  3. Rapsodi- Shaban Shishmoni

  4. SH.K.A,,Gryka e Kaqanikut ‘’

  5. Rapsodët e Kukësit :Haxhi Kovaçi, Agron Cokaj, Kujdesi Muçmata, dhe Hamdi Elezi

  6. SH.K.A ,,Ardhmëria Gjakovë’’

  7. Rapsodët nga Dranoci i Malishevës Sylë dhe Avdyl Krasniqi

  8. SH.K.A,,Tingujt e vendlindjes ‘’ Stagovë –Kaqanik

  9. Mallakastër –Fier :Siguri Rrokaj, Muharrem Ramaj, Fatmir Tahiraj, dhe Aleksander Tota

Born and tret 06.05.2018

K.A ,,Duflla’’ Raçe –Shkup

Grupi nga Tirana më koreografen-Lindita Kaimi

Rapsodët nga Zarishti –Ramazan Dibra,Muharrem Dibra,dhe Ramazan Laqi

Rapsodët –Jeton Fetiu dhe Kastriot Seferi

Rapsodët –Të bit e Bajram Bajës

Grupi Tirana më Koreograf –Gëzim Kaceli

Grupi koreografik Bashkia Tropojë

SHKA ,,Jonuz Ramadani’’-Smar-Viti

Ansambli ,,Zëri i Kosovës’’-Fushë Kosovë

Ansambli ,,Drenica ‘’ nga Skenderaj

Grupi i Folklorit ,,Petralba,, Bashki Kolos –Mat

Ansambli ,,Shotë Galica’’ Drenas

Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkuruan.

3 Çmimet e para të këtij festivali u ndanë nga kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj , Kol.Abdyl Mushkolaj dhe z.Azgan Haklaj

Ndërsa të tjerat nu ndanë nga :Drejtoir i festivalit z.Mustafë Ramaj , z.Mirsad Nimonaj  dhe z.Januz Mushkolaj

Çmimi i I-rë ,,Dervish Shaqa dhe Demush Neziri ‘’-Krusha e Madhe ,,Rahovec’’

Çmimi i II-të SHKA ,, Bajram Curri’’ Skenderaj

Çmimi i III-të Qendra Kulturore Dardani ,,Tropojë ‘’

4 .Çmimi i Publikut –Polifonia –Mallakastër

Këgëtari më i mirë –Smir –Viti

Rapsodët më të mirë të festivalit –Rapsodët e Kukësit

Formacioni më i mirë i festivali –SHKA –Lendita Kalimi –Tiran

Instrumentali më i mirë –Drenas

Koreografia më e mirë e festivalit vallja ,,Blegtorale’’ –Skender Haklaj

  1. Veshja më komplete -Plava dhe Gucia

  2. Debitanti më mirë i festivalit -SHKA ,,OBLIQ’’

  3. Pika më autentike e festivalit SHKA –Duflla ,,Raç’’ –Shkup

  4. Shoqëria më e kompletuar e festivalit -Ansambli ,,Rugova’’

  5. Veterani i festivalit –Shaban Shishmani

  6. Valltari më i mirë –Sebastian Camaj –Tropoj

  7. Valltarja më e mirë Arbresha Lleshi-Tiranë

  8. Dueti më i mirë –Jeton Fetiu –Kamenicë.

Drejtori i  këtij festivali Mustafë  Ramaj , falënderoi kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetarin Sami Cacaj, për përkrahjen, bordin e festivalit dhe bashkëpunëtoret e tjerë që mundësuan që ky festival të mbyllet më sukses në edicionin e 8-të të tije. Sponsorët medial RTK, Top Iliria Radio  dhe Kosova Press.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …