Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe MKRS-së për palestrën sportive

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi gjatë ditës së hënë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për palestrën sportive, që procedurat e prokurimit të kryhen nga Komuna e Rahovecit. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se po i japim fund zvarritjeve dhe vonesave të gjata gati 10 vjeçare rreth palestrës së sporteve në Rahovec. Në memorandum parashihet që procedurat e prokurimit t’i kryej Komuna e Rahovecit. Jam i bindur se palestrën do ta përfundojmë në afat kohor sa më të shpejtë. Në këtë vit qyteti i Rahovecit do të bëhet me palestër sportive. Kurse Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është shprehur se ëndrra e Rahovecasve do të përmbushet së shpejti, me përfundimin e palestrës sportive në këtë Komunë, për të cilën me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, nënshkruajtëm Memorandum Bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Ndërtimi i palestrës sportive në Rahovec- faza finale”, projekt ky që padrejtësisht është stërzgjatur me vite të tëra. U zotova se Komunën e Rahovecit do ta mbështes financiarisht në vlerë prej 896,327.50 euro për përfundimin e ndërtimit të palestrës sportive në këtë komunë, e cila do shërbej për sportistët e kësaj treve, kurse procedurat administrative për këtë projekt, do t’i zhvillojë Komuna e Rahovecit. Këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive. Pas këtyre investimeve të rinjtë e Rahovecit dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …