leoni

Mbyllet kampi ,,Garibaldi’’ në Deçan 

Në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e parë e Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2019. Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues dhe OSCE. Fillimisht Kryetari Bashkim Ramosaj, njëherit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hodhi në votim rendin e punës, me ç’rast edhe u aprovua. Pas Miratimit të rendit të punës kryetari i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, duke e vlerësuar se çështja e sigurisë është e kënaqshme ndër të tjera tha se shqetësuese mbetet fakti se akoma nuk është zgjidhë problemi i qenve endacak për të cilët ç’do ditë pothuajse fëmijët dhe të rriturit rrezikohen në rrugë. Ramosaj bëri të ditur se nuk do të pres më, nga ky takim do ti drejtohem Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që sa më parë të jetë e mundur të bëjnë një zgjidhje për evitimin e kësaj dukurie shqetësuese pa ndodhur ndonjë sulme nga qentë endacak tek qytetarët. Edhe komandanti i Stacionit policorë në Deçan Tog.Nysret Xhurkaj , tha se krahasuar më vitin 2017 në vitin 2018  kemi pas 156 raste te të gjitha niveleve më pak të evidentuara se në vitin 2018 që do të thotë se veprimtaria preventive në teren dhe prezenca më e madhe e policëve po ashtu në teren dhe ajo ekzekutive ka dhen rezultate. Angazhimi i policisë është dukë u realizuar përmes dy planeve operative që është aktual plani operativ i sezonit dimërorë 2018/2019 dhe plani operativ ,,Parandalimi i Grabitjeve,, për siguri më të qëndrueshme të qytetarëve gjë e cila nga këto plane ka rezultuar të jetë e suksesshme në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të natyrave të ndryshe  në komunën e Deçanit. Ndërsa drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, kërkoi nga policia e Kosovë që edhe më tutje të vazhdojnë  të jenë prezentë në rrugët kryesore të qytetit , sidomos gjatë ndërrimit të orarit mësimorë në orët e paradites mesditës dhe pasdites, duke pas parasysh se mbi 1000 mijë nxënës frekuentojë  rrugët kryesore të qytetit gjatë këtij intervali kohorë. Drejtoi i Shërbimeve Publikë Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, raportoi për sezonin dimërore për pastrimin rrugëve  që ka qen e kënaqshme nga kompania dhe qytetarët. Ndryshe në ketë takim i pari i komunës Bashkim Ramosaj, bëri të ditur se brenda këtij viti do të nisin  një sere projektesh në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit, kemi nënshkruar Memorandume Bashkëpunim dhe kemi nda mjete për ndriçim publik për qytet dhe fshatra , do të nisin punimet për rregullimin rrugës kryesore të qytetit , jam i kënaqur më komisioni i cili është propozuar në Asamblenë Komunale , të cilët më përkushtim kanë evidentuar ndërtesat e banimit social si në lagjen e Baballoqit po ashtu edhe në qytet, ky raport do të diskutohet edhe në asamblenë komunale të këtij muaji. Ndryshe komuna e Deçanit duhet të ndajë  mjete për renovimin e 14 shtëpive në lagjen e Baballoqit, duke ber të ditur se  më një vendim kemi mbyll edhe kampin e quajtur ,,Garibaldi’’ në Deçan i cili është shfrytëzuar që nga përfundimi i luftës së fundit nga qytetar të ndryshëm jo vetëm nga komuna e Deçanit por edhe më gjer. Ky kamp me asnjë kusht nuk do të hapët me nuk kanë të drejt asnjë familje të vendosën më aty tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …