Brickos

Skenderaj hynë në garë për grantin e përformancës, për mjedis të pastër

Kryetari i Komunës se Skendrajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ-in gjerman, për grantin e përformancës për mjedis të pastër. “Me nënshkrimin trepalesh të Memorandumit të Mirëkuptimit (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Organizata GIZ dhe Komuna e Skenderajt), kemi hyrë në garë për grantet e përformancës për mjedis të pastër, të cilat ndahen nga Ministria e Mjedisit dhe GIZ-i gjerman. Më vjen mirë që si Komunë jemi klasifikuar në kategorinë e komunave të Kosovës, me përformancë të kënaqshme mjedisore. Falënderoj ministrin Matoshi dhe zyrtarët nga GIZ-i, për këtë vlerësim, dhe shpreh bindje se ne kemi ndërmarrë veprime konkrete në nivel komunal, dhe këtu dua t’i përmend dy aksionet e mëdha të pastrimit dhe eliminimin e deponive ilegale. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Skenderajt, që secili të jap kontribut në ruajtjen e mjedisit në të cilin jetojmë”, është shprehur i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …