MBYLLET PËR QARKULLIM RRUGA R-129, MITROVICË-BAJGORË, NË LOKACIONIN TE STAN-TËRGU

Pas problemeve të përsëritura me rrugën R – 129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, është vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë. Në rrugën R129 (Mitrovicë – Bajgorë), lokacionin Stan – Tërg, ka pasur rrëshqitje të masivëve të  gurëve dhe dheut, për siguri në komunikacion është vendosur që rruga të bllokohet të dielën gjatë gjithë natës dhe të hënën gjatë paradites. Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t’i neutralizojë. Opinioni do të njoftohet me kohë se kur do të bëhet e qarkullueshme rruga Mitrovicë – Bajgorë.

Kërkohet mirëkuptim i qytetarëve të asaj pjese, por edhe të gjithë atyre që e frekuentojnë atë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …