Brickos

Në Gllogjan u shënua “Epopeja e Dukagjinit”

Me aktivitete të ndryshme, sot në Gllogjan po përkujtohet 20 vjetori i betejës së zhvilluar në këtë fshat në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe. Duke folur për “Epopenë e Dukagjinit”, përfaqësuesi i familjes emblematike të kombit, Jashari, Rifat Jashari tha se Gllogjani sot po përkujton bijtë dhe bijat më të mira të kombit. Ndërkohë, gjatë fjalës para masës protestuese, kryeministri, Ramush Haradinaj theksoi se aty ku është Rifat Jashari, aty është shqiptaria. Ai shtoi më tutje se ka filluar mijëvjeçari i kombit shqiptar dhe shtoi më tutje se Kosova e pavarur shumë shpejt do ta ketë edhe ushtrinë e saj. Zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj tha se lufta heroike e filluar në Prekaz na bëri që të luftojmë edhe në Gllogjan dhe të mos ndalemi deri në çlirimin e vendit. Për betejën e Gllogjanit dhe Epopenë e Dukagjinit foli edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai solli në kujtesë luftën e Dukagjnit dhe betejën e Gllogjanit më 24 mars të vitit 1998 dhe përkujtoi dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare. Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 20 vjetorin e betejës së Gllagjanit dhe Epopesë së Dukagjit u dha edhe një program kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …