Brickos

Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Mbyllet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur nga Haradinaj, opozita e cilësoi të nevojshme

Është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeministri Haradinaj. Me të filluar kjo seancë, partitë opozitare deklaruan se Haradinaj nuk e ka pasur në kompetencë të thërras seancë ku do të votohen në lexim të dytë projektligjet. Sipas tyre, vetëm komisionet  e Kuvendit e kanë në mandate shqyrtimin dhe sjelljen për votim të projektligjeve në fjalë. Shefi  i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se seanca e thirur nga kryeministri nuk ka materie. Ai kërkoi që të ketë një koordinim më të mirë të Qeverisë me Kuvendin. Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e udhës do të ishte që të mbahej përsëri mbledhja e Kryesisë ku do të qartësohej e gjithë situata. Nga ana tjetër, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi sot do të duhej të mbante seancë për takimet e presidentit Thaçi në Paris. Seanca u shpall e mbyllur nga kryesuesi i saj, Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …