Ahmet Qeriqi: Demonstratat e vitit 1981 grushtin më të fortë ia dhanë idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve

Më 1, 2 dhe 3 prill të vitit 1981 u vunë themelet e Republikës së Kosovës

Më 1 dhe 2 prill të vitit 1981 në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës janë zhvilluar demonstrata e protesta masive, në të cilat  kanë marrë pjesë qindra mijëra pjesë nxënës, studentë, punëtorë dhe shqiptarë liridashës nga mbarë vendi. Kërkesa për barazinë e Kosovës me republikat e tjera në ish-RSFJ ishte artikuluar me moton “Republikë-Kushtetutë ja me hatër ja me luftë”, dhe kishte mbetur edhe  kërkesa kryesore në të gjitha demonstrata e mëvonshme prej vitit 1981 e deri në çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

Protestat kishin filluar më 11 mars  kishin vazhduar më 26 mars, por  ishin intensifikuar  dhe  kishin marrë përmasa të kryengritjes popullore më 1. 2 dhe 3 mars të vitit 1981.

Gjatë protestave forcat policore të RSFJ-së dhe ato të Kosovës kanë vrarë 11 demonstrues kanë plagosur me armë zjarri  më shumë se 150 prej tyre ndërsa kanë arrestuar e dënuar dhjetëra mijëra pjesëmarrës në demonstrata, organizatorë të tyre si dhe pjesëtarë të grupeve të Lëvizjes Atdhetare. Lëvizja për Republikën e Kosovës që kishte filluar në vitin 1981, ishte kurorëzuar me fitoren e luftës së UÇK-së, në qershor të vitit 1999, ndërsa Kosova kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …