leoni

Më 2 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit, në kuadër të Gjykatës Speciale, shpallë aktgjykimin në çështjen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Javën e ardhshme, më 2 shkurt, 261 ditë pas vendimit të shkallës së parë, Paneli i Gjykatës së Apelit do të shpallë aktgjykimin, në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ata janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje. Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Edhe kjo Gjykatë që quhet e Apelit është në kuadër të Gjykatës Speciale dhe nuk mund të shpresohet se do të marrë ndonjë vendim të arsyeshëm, pasi është gjykatë politike, që ka për qëllim diskreditimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …