Brickos

Kryetari Haliti diskutoj me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Në këtë takim fillimisht janë prezantuar Pasqyrat Financiare Janar-Dhjetor 2022, nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri. Sipas këtyre pasqyrave gjatë kësaj periudhe financiare janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.183.367 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 119,79 %. Gjithmonë sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 98,52% në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. Këtë gjë e vlerësoj lartë kryetari Haliti duke i falënderuar të gjithë për bashkëpunimin. Ai po ashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi në interes ë qytetarëve të komunës së Vitisë. Përndryshe në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera, planet për vitin 2023 dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshëm gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …