Mbrëmë kryetari Nura, me një pjesë të Shtabit Emergjent, ka shpërndarë pako ushqimore, higjienike, dyshekë dhe gjëra të tjera të nevojshme për familjet në fshatrat Aqarevë dhe Kopiliq të Epërm

Edhe sonte, në ditën e shtatë pas vërshimeve në komunën e Skenderajt, ka vazhduar plani operacional i menaxhimit të situatës, me shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga fatkeqësia. Në këtë mënyrë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me një pjesë të Shtabit Emergjent, ka shpërndarë pako ushqimore, higjienike, dyshekë dhe gjëra të tjera të nevojshme për familjet në fshatrat Aqarevë dhe Kopiliq të Epërm, ku disa shtëpi dhe familje janë përmbytur dhe janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi. Kryetari Nura u ka premtuar qytetarëve se Komuna do t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira.

 

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …