leoni

Haxhi Zeka personalitet i shquar në historinë e Lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë

Më 21 shkurt të vitit 1902, u vra Haxhi Zeka, njëri ndër personalitetet më të njohura të kombit

Haxhi Zeka, u lind më 20 dhjetor 1832, ndërsa vdiq më 21 shkurt të vitit 1902. Ka qenë udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Ishte djali i Mehmet Abedin Biberit nga Shoshani dhe Zelfije Doçit nga Deçani. Lindi fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.  Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë, në drejtim të Urës së Gurit, u godit për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona të  tjerë. (RKL-Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …