leoni

Sot bëhen 74 vjet nga rënia heroike të komandantit të shquar të Shqipërisë Etnike, Shaban Palluzha

Më 21 shkurt 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, ka rënë heroikisht, Shaban Palluzha

Më 21 shkurt të vitit 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, që kishin rrethuar rajonin e Drenicës, në fshatin Tërstenik, ka rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë forcave serbe, komandanti  Shaban Polluzha, njëri ndër luftëtarët  më të njohur shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shaban Polluzha ishte njëri ndër komandantët  më të shquar gjatë viteve 1941- 1945, kur trojet shqiptare ishin bashkuar në një Shqipëri Etnike, por për shkak të ndasive dhe sulmeve nga forcat partizane jugosllave, nga ato bullgare e greke, nuk u arrit  ruajtja e tërësisë territoriale. Ai me luftëtarët e tij ka marrë pjesë në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike edhe në Sanxhak, së bashku me Aqif Blytën e luftëtarë të tjerë ku kanë  luftuar kundër forcave partizane çetnike, që  ishin përpjekur të shfarosnin popullatën jo serbe të asaj krahine  Kryetrimit të Drenicës dhe të Kosovës së asaj kohe iu kishin bashkuar luftëtarë të njohur të Kosovës si kapiteni Mehmet Gradica, luftëtarët e NDSH-së dhe tërë popullata liridashëse. (RKL-Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …