Më 25 dhe 26 korrik 1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës UÇK-së

Më 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, u ndërmor ofensiva e përgjithshme serbe kundër shumë pikave luftarake të UÇK-së

24 vjet më parë, më 25 dhe 26 korrik të vitit  1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër gjitha pikave dhe bazave të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Forca të shumta të artilerisë e këmbësorisë armike në orën 4 të mëngjesit kishin nisur  bombardimet nga Pishat e Shtimet në drejtim të Carralecës e Zborcit, pastaj nga Postblloku i Komaranit kishte filluar sulmi kundër Grykës së Llapushnikut e cila ishte zënë nga luftëtarët e lirisë qysh me 9 maj të tij viti. Po atë ditë kishte filluar edhe sulmi nga vendqëndrimi serb, në Duhle kundër fshatrave të Llapushës, duke filluar nga fshati Bllacë e deri në Malishevë  e fshatra të tjera të kësaj ane ku kishte qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ofensivën  që zgjati dy ditë ditën e shtunë dhe të diel të 25 dhe 26 korrikut, Kreu politik dhe ushtarak i Serbisë kishte marrë edhe lejen e ndërkombëtare, sepse asokohe lufta e UÇK-së konsiderohej terroriste. ( Kalendari Kombëtar: TV-Dielli RKL)

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …