Më 27 nëntor në Therandë (ish Suharekë) do të përurohet monografia kushtuar atdhetarit, Sadri Sahit Çatani

Më 27 nëntor në Therandë (ish Suharekë) do të përurohet monografia kushtuar atdhetarit, Sadri Sahit Çatani

Nesër në orën 12.00 Qendrën Rinore “Fell Bahu”, në Therandë (ish Suharekë), do të përurohet monografia kushtuar atdhetarit Sadri Sahit Çatani, luftëtarit të mirënjohur të NDSH-së nga fshati Duhël, libër i autorit, Ahmet Qeriqi.

                    Sadri Sahit Çatani (1910 – 1987)

 

Sadri Sahiti i lagjes Çatani të fshatit Duhël, ishte një luftëtar popullor, një kryengritës i lindur në kohën kur shumica e trevave historike  shqiptare të katër vilajeteve, me ndihmën e Rusisë dhe bekimin e Evropës ishin  grabitur  nga serbët, grekët, bullgarët e malazezët. I rritur nën robërinë më të egër të kohës të së ashtuquajturës, Mbretëri Serbe-Kroate-Sllovene, e cila kishte hartuar dhe po zbatonte plane për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, Sadri Sahiti që në fëmijëri kishte përjetuar mbi supe barrën e robërisë.          

I frymëzuar nga tradita  familjare nga kënga dhe tradita kombëtare, nën ndikimin e ideve të Ramë Bllacës, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i cili kishte kundërshtuar politikën antishqiptare të regjimit të “Kralevinës”, Sadri Sahiti ishte burrëruar para kohe me idenë e çlirimit  dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një Shqipëri.

Prej vitit 1941 e deri në vitin 1947 kishte vepruar dhe kishte luftuar intensivisht në çlirimin dhe mbrojtjen e Kosovës nga pushtuesit serbë. Për shkak të aktivitetit të tij luftarak kundër Jugosllavisë së Titos, Sadri Duhla ishte dënuar 1o vjet burg të rëndë, ndërkohë që iu kishin marrë edhe të drejtat qytetare dhe iu kishte konfiskuar një pjesë e pasurisë së patundshme.

Prej daljes nga burgu e deri në vitin 1987 kur ndërroi jetë,  ai jetoi në familje, i mirëpritur dhe i dashur nga miqtë, i vëzhguar  nga bashkëpunëtorët e regjimit titist, por kurdoherë i paepur, i pathyeshëm në idealin e tij çlirimtar. 10 vjet pas vdekjes në arenën e historisë dhe rikthimit të idealit të luftës së armator, doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila luftoi dhe me ndihmën e NATO-s nga ajri korri fitoren historike, fitoren për të cilin kishin rënë, ishin torturuar  e mbajtur nëpër burgje, dhjetëra mijëra liridashës të Kosovës e trojeve shqiptare nën robërinë sllave, në mesin e tyre edhe Sadri Çatani….

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …