Më 5 dhe 6 Maj mbahen aktivitete përkujtimore – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në Facebook, ka njoftuar se Komuna e Deçanit organizon aktivitetet përkujtimore për 5 dhe 6 Majin – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit.

Me këtë rast Ramosaj me respekt dhe mirënjohje të thellë, ju fton të bashkoheni në këto aktivitete përkujtimore kushtuar Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit.

Pjesëmarrja juaj është nderim për dëshmorët dhe martirët tanë dhe dëshmi se sakrifica e tyre mbetet e gjallë në kujtesën tonë.

Lavdi e përjetshme!

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …