Brickos

Jakup Krasniqi

Më 9 nëntor në orën 11:00 do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale në Hagë

Më 9 nëntor në orën 11:00 do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale  në Hagë. Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit, në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin, në postin e kreut të luftës së UÇK-s me akuza të pabaza gjoja  për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, edhe pse dihet botërisht se Jakup Krasiniqi ishte zëdhënës politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Goditja e kësaj gjykate raciste antishqiptare kundër Jakup Krasniqit bëhet me qelli të diskreditimit të luftës dhe goditjen e themeleve të pavarësisë së Kosovës, në kohën Bashkim i Evropian i kërkon vendit tonë ta ndryshojë kushtetutën për t ia plotësuar orekset kolonialiste Serbisë, të cilën e udhëheqin dy ish-ministrat e  kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, sikur janë Aleksander Vuçiq kryetari i Serbisë dhe Ivica Daciq kryetari i Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …