Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka uruar 9 prillin dita e Kushtetutës së Kosovës.
“Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës që po e shënojmë sot, ju përcjelli urimet më të përzemërta për këtë datë të rëndësishme për shtetin tonë, për të cilin është punuar dhe sakrifikuar shumë.
Më 9 prill 2008, kur edhe u bë miratimi i Kushtetutës u vendosën themele të forta për Republikën e Kosovës, duke e ngritur demokracinë dhe sundimin e ligjit në vlera themelore të shoqërisë sonë.
Në emër të institucioneve të Komunës së Vitisë, si dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë qytetarët këtë datë historike.
Gëzuar Dita e Kushtetutës”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti postuar në profilin e tij në Facebook.