Albana Bytyqi akuzon VV-në: Synon kapjen e tri posteve kryesore të shtetit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka kritikuar ashpër procesin e zgjedhjes së presidentit, duke akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për tendencë të kontrollit të tri pozicioneve kryesore shtetërore. Bytyqi theksoi se AAK kishte propozuar kandidatin e saj për president, por mungesa e mbështetjes nga partitë e tjera bëri që kjo iniciativë të mos ecë përpara. Ajo deklaroi se partia e saj nuk është kundër një kandidati konsensual, por përgjegjësinë për situatën aktuale ia atribuoi kryeministrit Albin Kurti. “Sipas nesh, që nga dita e parë është e qartë që LLV synon kapjen e tri pozitave kryesore të shtetit. Ne kemi pasur kandidatin tonë, por kur nuk ke mbështetje nga partitë e tjera, kjo çështje mbyllet”, u shpreh Bytyqi. Ajo shtoi se, nëse do të kishte pasur vullnet politik, vendi do ta kishte zgjedhur presidentin që para një muaji, duke lënë të kuptohet për një bllokadë të qëllimshme në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …