Ariana Musliu-Shoshi: Pa marrëveshje të qartë, s’ka pjesëmarrje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se partia e saj nuk do të përfshihet në procesin e zgjedhjes së presidentit pa një marrëveshje të qartë politike dhe garanci konkrete. Ajo bëri të ditur se PDK ka kërkuar që dy kandidatët e propozuar për president të jenë nga radhët e saj, duke argumentuar se në të kundërtën nuk ka kuptim të hyhet në një garë të pabarabartë. “Ne kemi kërkuar që dy emrat e propozuar të jenë nga PDK-ja. Nëse ne shkojmë me një emër dhe Lëvizja Vetëvendosje me një tjetër, ata i kanë votat, ndërsa ne jemi vetëm 22 deputetë”, u shpreh Musliu-Shoshi. Ajo theksoi se PDK nuk do të marrë pjesë në takime me kryeministrin Albin Kurti pa një ftesë zyrtare dhe të strukturuar. “Me kërkesa në WhatsApp nuk takohemi më. Duam një letër të qartë ku specifikohen kërkesat, pritshmëritë dhe mënyra se si pranohet një kandidat për president. Kjo letër duhet të jetë publike dhe të diskutohet në organet e partisë”, deklaroi ajo. Sipas Musliu-Shoshit, vetëm pas një komunikimi të tillë formal, çështja do të shqyrtohet në strukturat e PDK, për të marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …