Pal Lekaj: AAK hyn në zgjedhje për fitore, jo për prag  qeveria e zhytur në korrupsion

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka dilema për kalimin e pragut zgjedhor, duke theksuar se synimi i vetëm i AAK-së, është fitorja në zgjedhje. Ai u shpreh se rezultati përfundimtar varet nga vullneti i qytetarëve, por brenda strukturave të partisë nuk diskutohet dështimi. Aleanca hyn në garë për të fituar dhe nuk merret me kalkulime për pragun, theksoi Lekaj. Përtej kësaj, ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, duke e akuzuar për mungesë vizioni shtetëror dhe fokus në interesa partiake. Sipas tij, qeveria ka injoruar partitë e tjera që në fillim të mandatit, duke mos kërkuar bashkëpunim me LDK e PDK. Lekaj kritikoi edhe mënyrën e qeverisjes, duke përmendur, sipas tij, raste të korrupsionit dhe keqmenaxhimit në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë vonesat në ndërtimin e rrugëve dhe përdorimin e tenderëve njëburimorë. Ai shtoi se AAK nuk do t’i përgjigjej një ftese të mundshme nga Kurti për bashkëpunim, duke e konsideruar të papranueshme qasjen aktuale të qeverisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …