Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Me ftesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mbajë një seancë të jashtëzakonshme

Me ftesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mbajë  një seancë të jashtëzakonshme. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se viti i ri shkollor po fillon i shoqëruar me njërin prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie, duke iu referuar çështjes së teksteve shkollore për nxënësit. Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”, ka shkruar Hoxha. Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet so ka saktësuar, deputetja, Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …