Me nismën e kryeministrit Haradinaj, mbahet takimi i parë me kryetarët e komunave të Kosovës

Me nismën e kryeministrit Haradinaj, mbahet takimi i parë me kryetarët e komunave të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij hyrëse, në takimin e parë me kryetarët e komunave në kuadër të “Forumi konsultativ qeveri – komuna”, ka deklaruar se çështjet buxhetore, çështjet pronësore që ndërlidhen me tokat dhe ato që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit, janë temat kryesore për të cilat qeveria dhe komunat duhet të  bashkëpunojnë. Ky takim është cilësuar si hap i parë drejt ndërtimit të platformës së përhershme të konsultimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit në forumin konsultativ qeveri – komuna. Ky është një fillim i mirë i zhvillimit të një konsulte të vazhdueshme pra një Këshilli Konsultativ të vazhdueshëm qeveri-komuna, pasi kryetarët e komunave janë në komunikim direkt me qytetarët të cilët presin prej tyre dhe  puna e kryetarëve të komunave është shumë e vështirë pasi që pritjet dhe nevojat janë të mëdha, ndërsa mundësitë janë të kufizuara, ka thënë mes tjerash kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …