MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADORIN E ZVICRËS NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin bisedoi për zhvillimet në fushën e arsimit dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë sektor, me theks Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen që Zvicra ka bërë në shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në reformimin e sistemit të arsimit, njëherësh shtroi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme. Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se na mungon një shtrirje adekuate e shkollave profesionale në rajone, e që po e vështirëson zhvillimin e punës praktike të nxënësve, por edhe zhvillimi i profileve të reja, adekuat me nevojat e tregut të punës. Ndërsa, ambasadori Jean-Hubert Lebet, ndër tjera tha se Zvicra, do të vazhdojë që ta mbështesë zhvillimin e Kosovës, zhvillimin e arsimit, sidomos zhvillimin e arsimit profesional . “Ju keni nevojë për një arsim që do të mundësojë punësimin e të rinjve që ata të mos orientohen në migrim, por që shanset e tyre t’i kërkojnë dhe krijojnë në Kosovë “, tha ambasadori  Lebet, ndërsa  theksoi se tashmë e kemi hartuar një strategji të re, e cila do të zbatohet deri në vitin 2020. Ministri Bytyqi, gjithashtu theksoi angazhimin e MAShT-it që nga klasa 6-9 të identifikojë nxënësit, të cilët do të orientohen në arsimin e mesëm profesional, apo atë të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …