Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës, për herë të parë në historinë e saj, ka mbështetur dhunën shtetërore të shtetit të Izraelit kundër palestinezëve, në kohë kur shteti sionist ka vrarë të paktën 50 fëmijë nga mesi i më shumë se dyqind palestinezëve nga radhët e popullatës civile, me qëllim për t’ i  dëbuar nga vendbanimet e tyre.  Ky turp i  Qeverisë Kurti tregon më së miri se ai nuk kishte as ka kauzë kundër shtypjes e shfrytëzimit  të popujve, por ka pasur dhe ka vetëm gënjeshtra, mashtrime dhe me këtë rast edhe gëlltitje të turpit kur mbështet vrasjen e fëmijëve palestinezë nga Izraeli. Gjatë kohës së luftës në Kosovë Izraeli i kishte dhënë armë ndër më modernet regjimit të Slobodan Milosheviqit, ndërsa pak ditë më parë,  ambasadori izraelit në Beograd,  tha hapur se pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Izraeli është bërë nën presionin amerikan, përndryshe Kosova nuk do të njihej si shtet i pavarur nga tel Avivi zyrtar.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu tronditje për numrin e viktimave civile në luftimet në Gaza si dhe shqetësimin e thellë nga sulmi i Izraelit në ndërtesën ku ndodheshin edhe zyrat e medieve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …