leoni

Tri gjimnazet kryesore të qytetit, te mërkurën organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”

Tri gjimnazet kryesore të qytetit, te mërkurën organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”

Ne emer te tre gjimnazeve kryesore te Prishtines, po iu shkruaj kete email per te komunikuar me ju mbi marshin protestues qe kemi per te organizuar te Merkuren nga ora 14:30, duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti, dhe duke marshuar deri tek ndertesa e Komunes se Prishtines.

Detajet mbi marshin dhe protesten mund ti gjeni ne komunikaten zyrtare nga ne qe po e shkruaj me poshte:

TRAUMË, JO LOJË

Të dashur gjimnazistë, filloristë, shokë e shoqe, media, qytetarë te Prishtinës.

Pas lajmit të djeshëm, qe tronditi të gjithë prej nesh, për rastin e ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”, si nxënës te tri Gjimnazeve kryesore të qytetit, “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi”, kemi vendosur që te mërkurën të organizojmë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim tek sheshi “Zahir Pajaziti – Grandi, dhe marshim deri tek sheshi i Përmendores, tek ndërtesa e Komunës se Prishtinës.

Videoja e djeshme, shperfaq nivelin e ulët në të cilin kemi rënë si shoqëeri, dhe nevojën e lartë që shoqëria jonë e ka për ngritjen e vetdijësimit ne raport me fenomenin e ngacmimeve seksuale.

Të mërkurën, në 14:30, nxënes të dashur e gjimnazistë te Prishtinës, vajza e gra të qytetit tonë, qytetarë e media të nderuara, PROTESTOJMË SË BASHKU TE SHESHI “ZAHIR PAJAZITI”, me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Protestojmë për vajzat dhe gratë tona, për motrat dhe nënat tona, protestojmë sepse është “TRAUME, JO LOJË”.

 

Kryetari i Rinise Shkollore te Gjimnazit “Sami Frasheri” – Ene Aliu

Kryetari i Rinise Shkollore te Gjimnazit “Ahmet Gashi” – Ismet Krasniqi

Perfaqesuese e Rinise shkollore te  Gjimnazit “Xhevdet Doda” – Lendina Balaj

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …