Me rastin 55 vjetorit të hapjes së shkollës, në Berishë është shënuar dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët, "Rifat Berisha"

Me rastin 55 vjetorit të hapjes së shkollës, në Berishë është shënuar dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët, “Rifat Berisha”

Me rastin 55 vjetorit të hapjes së shkollës, në Berishë është shënuar dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët,  “Rifat Berisha”. Data e shënimit të ditës shkollës, lidhet me 17 majin e vitit 1949, ditën kur ka rënë trimërisht, Rifat Berisha. Në këtë shënim morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, familja e Rifat Berishës e të tjerë. Për historikun e shkollës, ka folur drejtori i kësaj shkolle, Lulzim Gegaj, i cili krahas historikut dhe rezultateve të shkollës, kujtoi edhe mësimdhënësit e parë të kësaj shkolle. Ndërsa nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke folur me këtë rast, krahas punës në këtë shkollë, foli edhe për atdhetarin dhe patriotin Rifat Berisha, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Ai foli edhe për angazhimet e institucioneve në fushën e arsimit dhe infrastrukturës shkollore. Më pas, nxënësit e shkollës “Rifat Berisha”, kanë shfaqur edhe një program kulturor e artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …