Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari Haliti uron gjithë qytetarët

Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi, në të cilin mes tjerash thuhet:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, më lejoni që në emër të institucioneve komunale të ua uroj 17 shkurtin – Pavarësinë e Republikës së Kosovës, 14 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës, si shtet i pavarur dhe demokratik.

Në këtë datë shumë të rëndësishme për Kosovën, me krenari kujtojmë më të dashurit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës, që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët të cilët kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë, jetën e e tyre që ne të festojmë sot të lirë e të pavarur.  Poashtu, edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shtetet e Quint-it, të cilët ishin dhe janë në përkrahje të popullit të Kosovës çdoherë”.

Urime 17 shkurti!

Me respekt

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …